Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETGreva e urisë/ Kovaçi: 10 pedagogë gati ta nisin që nesër

Greva e urisë/ Kovaçi: 10 pedagogë gati ta nisin që nesër

Pedagogët vijojnë t’i qëndrojnë deklaratës së bërë edhe më herët, se nëse nuk do të ketë një përgjigje pozitive nga qeveria lidhur me kërkesat e tyre, ditën e nesërme disa pedagogë do të hyjnë në grevë urie.

Në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës ë pedagogëve, Sandër Kovaçi u shpreh se afati i fundit që do të pritet përgjigjja e qeverisë do të jetë ora 16:00.

Ai tha se nëse përgjigjja do të jetë negative, ose nuk do të ketë asnjë reagim, atëherë prej ditës së nesërme rreth 10 pedagogë janë gati për të hyrë në grevë urie.

“Presim deri ditën e nesërme, për dy tre çështje kryesore që u kemi kërkuar, nuk janë përgjigjur pozitivisht. Do presim deri në orën katër përgjigjen e qeverisë, në grevë do të futen disa pedagogë, rreth 10… është grevë simbolike. Greva do të mbahen në një ambient të brendshëm të universitetit”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME