Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, ka thënë se procesi i fitimit të një shenjës blu në llogaritë e verifikuara do të rishikohet dhe thuhet mund të bëhet e detyrueshme një pagesë prej 20 dollarësh në muaj për çdo llogari që dëshiron të jetë e verifikuar.
Shenja blu është aktualisht falas dhe është një mënyrë për të sinjalizuar se një llogari është autentike.
Musk përfundoi blerjen e tij prej 44 miliardë dollarësh të gjigantit të mediave sociale të premten dhe e ka riemërtuar veten si Shefi Twit në Twitter.
Postimi i Musk në Twitter, të dielën, nuk dha më shumë detaje se çfarë saktësisht mund të ndryshojë. Por sipas faqes së teknologjisë The Verge, e cila citoi burime të brendshme, Twitter tani dëshiron t’i tarifojë njerëzit 19,99 dollarë në muaj për të mbajtur statusin e tyre të verifikimit me shenjën blu.
Përdoruesve të verifikuar do t’u jepen 90 ditë për t’u abonuar ose do të përballen me humbjen e shenjës së tyre blu.
Punonjësve iu dha projekti të dielën dhe u është thënë se duhet ta nisin skemën deri më 7 nëntor ose rrezikojnë të humbasin vendet e tyre të punës.