Thursday, March 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTTottenham ia del në fund, Liverpool merr revanshin me Napolin, Bayern likuidon...

Tottenham ia del në fund, Liverpool merr revanshin me Napolin, Bayern likuidon Inter (vidio)

Gjithcka mund të ndodhte në Grupin D dhe gjithcka ndodhi. Frankfurt që ishte i fundit u kualifikua pas ndeshjes së fundit.

Marseille del jashtë Europës në minutën e 95 e mundur me përmbysje nga Tottenham. Fitore prestigji për Liverpool, që i shkaktoi Napolit humbjen e parë. Spalleti mbetet gjithësesi në krye. Rrëzohet edhe Inter në Mynih, me Bayern e zikaltrit që shkojnë në 1/8 pa probleme.

GRUPI A

Humbja e parë sezonale e Napolit vjen në Champions League. Por është një humbje pa dhimbje. Në ndeshjen e fundit të Grupit A, skuadra e Spallettit humbi 2-0 ndaj Liverpool. Por për shkak të diferencës së golave në ndeshjet direkte e mbylli në vendin e parë. Në Anfield Road u zhvillua një ndeshje e ekuilibruar. Në pjesën e parë, mundësitë më të mira ishin të Reds me Jones dhe Thiago Alcantara. Prapavija e italianëve rezistoi, ndërsa në pjesën e dytë Napoli gjeti edhe golin. Ostigard shënoi, por Stieler anuloi gjithçka për shkak të një pozicioni të parregullt prej disa centimetrash. Në fund, Salah (85′) dhe Nunez (98′) vendosën ndeshjen duke përfituar nga zhvillimet e dy goditjeve të këndit.

Në Europa League shkon Ajax. Holandezët triumfuan 1-3 në Glasgoë kundër Rangers, që mbeti pa pikë në fazën e grupeve. Ajax mori fitoren e dytë kundër skocezëve, duke e mbyllur me 6 pikë. Berghuis zhbllokoi ndeshjen në minutën e 4, ndërsa Kudus mbylli historitë që në pjesën e parë me golin e dytë në minutën e 29′. Një penallti tre minuta nga fundi, e shndërruar në gol nga Tavernier, u duk se ktheu Rangers në lojë. Por dy minuta më vonë Conceicao fiksoi trisin.

GRUPI C

Në Champions League, Bayern Mynih mposhti Inter me rezultatin 2-0, në ditën e fundit të fazës së grupeve. Një disfatë pa dhimbje për zikaltrit e Inzaghi, tashmë të kualifikuar në vendin e dytë, pas bavarezëve në grupin C. Në sfidën mes dy skuadrave të revolucionarizuara ndër titullarët, objektivi ishte të shmangeshin dëmtimet. Avantazhi i Bayern erdhi në zhvillimet e një goditje këndi. Pavard realizoi në minutën e 32-të, i aftë të kërcente mbi Martinez në mbulim. Në pjesën e dytë, pas golit të anuluar nga Acerbi për pozicion jashtë loje, Choupo-Moting mbylli llogaritë. Sulmuesi gjeti golin e dytë me një goditje me të djathtën në kryqëzimin e shtyllave. Bayern e mbylli kështu grupin me pikë të plota.

Barcelona e kishte siguruar vendin në Europa League, por e përforcoi me suksesin 2-4 në Plzen. Alonso (6) dhe Torres (44) drejtuan ndeshjen në favor të skuadrës së Xavi që në pjesën e parë. Dygolëshi i Chory, një me penallti, i dha pak shpresë Viktorias. Në mes goli i Torres (54′), përpara se Torre Carral të fiksonte pokerin 15 minuta nga fundi.

GRUPI D

Tottenham dhe Eintracht Frankfurt fluturojnë për në turin e dytë në grupin më të pasigurt dhe të balancuar të Champions League. Djemtë e Conte marrin vendin e parë falë një fitoreje me përmbysje 2-1 në Marsejë ndaj OM. Francezët e mbyllën të fundit, të dorëzuar vetëm në fund. Gjermanët arrijnë të dytët me një goditje në transfertë 2-1 në Lisbonë ndaj Sporting (i treti). Në Velodrome ishte Marseille që dominoi në pjesën e parë. Conte humbi Son për shkak të dëmtimit. Një goditje në kokë e detyroi koreanin të largohet nga fusha në gjendje konfuze. Në fund të pjesës së parë, Spurs pësuan edhe golin e Mbemba. Në pjesën e dytë, Spurs rritën lojën dhe përpjekjet e tyre u materializuan pas çerek ore lojë me golin e barazimit të Lenglet. Në sekondën e fundit Hojbjerg goditi në kundërsulm duke shënuar golin e fitores. Gol që i kaloi Spurs në vendin e parë.

Në Lisbonë, Sporting kaloi në avantazh në minutën e 39-të me Arthur Gomes. Por penalltia e Kamada-s në minutën e 62-të riktheu barazinë. Në minutën e 71-të, Kolo Muani përmbysi lojën në favor të Eintracht. Portugezët duhet të falënderojnë Tottenham, që zhyti Marseille dhe lejoi Sporting të vazhdojë ecurinë në Europa League.

REZULTATET E MBRËMJES

Champions League Group A
Liverpool 2-0 Napoli
Rangers 1-3 Ajax
Champions League Group C
Bayern Munich 2-0 Inter
Viktoria Plzen 2-4 Barcelona
Champions League Group D
Marseille 1-2 Tottenham Hotspur
Sporting CP 1-2 Eintracht Frankfurt

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME