Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMI‘PL pro biznesit!’/ Meta: Të gjithë bashkë në 12 nëntor të shporrim...

‘PL pro biznesit!’/ Meta: Të gjithë bashkë në 12 nëntor të shporrim ‘rilindjen’

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reagaur pas kërkesave të biznesit të vogël për të hequr nga paketa pjesën që rrit gjobat, duke shprehur mbështetjen ndaj tyre.

‘Partia e Lirisë dënon politikat e “Rilindjes” antibiznes që kanë shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë duke favorizuar monopolet e lidhura me Qeverinë dhe importuesit në dëm të prodhimit vendas dhe mbrojtjes të vendeve të punës’, shkruan Meta në Facebook.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Partia e Lirisë mbështet kërkesat e drejta të biznesit.

Partia e Lirisë dënon politikat e “Rilindjes” antibiznes që kanë shkatërruar konkurrencën dhe tregun e lirë duke favorizuar monopolet e lidhura me Qeverinë dhe importuesit në dëm të prodhimit vendas dhe mbrojtjes të vendeve të punës.

“Rilindja” ka shkatërruar sigurinë juridike ndaj Shqipëria është e fundit në rajon lidhur me klimën ndaj biznesit.

Vetëm shporrja e “Rilindjes” nga pushteti i grabitur me vota të vjedhura i jep frymëmarrje dhe liri për t’u zhvilluar biznesit dhe sipërmarrjes të lirë, si edhe fuqizimit të prodhuesve shqiptarë.

Të gjithë së bashku në 12 Nëntor për t’i dhënd fund këtij regjimi gjobvënës ndaj biznesit të ndershëm! ✌️🇦🇱

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME