Saturday, October 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIPezullimi i llogarive/ Instagram kërkon falje

Pezullimi i llogarive/ Instagram kërkon falje

Instagram ka kërkuar falje pasi për një kohë të shkurtër pezulloi aksidentalisht miliona përdorues.

Të hënën, shumë njerëz hapën aplikacionin për të gjetur një njoftim se ata ishin pezulluar nga platforma për shkelje të rregullave të saj. Megjithëse aplikacioni u ofroi atyre mundësinë për të apeluar vendimin, kjo dukej se nuk funksionoi.

Shkalla e madhe e defektit ishte e qartë pasi numri i ndjekësve të llogarive të tjera ra ndjeshëm. Personi më i ndjekur në platformë, Cristiano Ronaldo  humbi 3 milionë nga 493 milionë ndjekësit e tij. Instagram tha menjëherë se defekti u identifikua dhe po punonte për ta rregulluar atë. Por,nuk dha asnjë tregues se cili ishte problemi, ose kur do të viheshin sërish në dispozicion llogaritë e njerëzve.“Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Ne po e shqyrtojmë atë”, thuhej në një deklaratë nga llogaria e kompanisë në Twitter

Disa orë pasi filloi, Instagram zbuloi se ishte rregulluar dhe kërkoi falje për çdo problem të përjetuar nga përdoruesit. E njëjta falje u citua nga shefi i Instagramit, Adam Mosseri, i cili shkroi “kërkojmë ndjesë“.Përdoruesit ishin në gjendje të hynin në llogaritë e tyre si zakonisht dhe numri i ndjekësve u rikthye. Problemet erdhën pas një ndërprerjeje të madhe në aplikacionin tjetër Meta, WhatsApp, vetëm disa ditë më parë./Lapsi.al

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME