Juventus ndal Interin, golat (vidio)
Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit shkoi për këta të fundit. Bardhëzinjtë fituan 2-0 me gola të Rabiot dhe Fagioli. Me këtë rezultat skuadra e Allegri parakalon në vendin e 5-të të renditjes ndërsa zikaltrit e Inzaghi mbeten në vend të 7-të.
Pjesa e parë e këtij derbi ishte përgjithsisht e ekuilibruar. Juventusi u mbrojt ndërsa Interi e kërkoi më shumë golin. Zikaltrit humbën disa raste parapara se skuadrat të shkonin në pushim.
Në të dytën Juventusi u duk më mirë i vendosur në fushë. Pas disa rastesh sfida u zhbllokua në 52-tën. Kundërsulm fantastik nga bardhezinjtë me Kostiç që hedh një top drejt zonës për Rabio. Ky i fundit nuk gabon.
Në të 63-tën Juventusi shënon përsëri. Pas një goditje nga këndi, Danilo gjen devijimin dhe dyfishon shifrat për bardhezinjtë. Por më pas pamjet kalojnë në VAR dhe aty u pa që mbrojtësi kishte prekur topin me dorë. Kjo bëri që goli të anulohet.
Megjithatë “Zonja e vjetër” e gjeti dyfishimin në të 84-tën. Kundërsulm i shpejtë i Juventusit. Aksioni që lëviz nga njëra anë në tjetrën dhe me Faxholin i cili çon topin në rrjete edhe falë një devijimi të Gosens.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e Juventusit në Serie A që parakalon Interin i cili u ndal pas 4 fitoreve.