Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTJuventus ndal Interin, golat (vidio)

Juventus ndal Interin, golat (vidio)

Derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit shkoi për këta të fundit. Bardhëzinjtë fituan 2-0 me gola të Rabiot dhe Fagioli. Me këtë rezultat skuadra e Allegri parakalon në vendin e 5-të të renditjes ndërsa zikaltrit e Inzaghi mbeten në vend të 7-të.

Pjesa e parë e këtij derbi ishte përgjithsisht e ekuilibruar. Juventusi u mbrojt ndërsa Interi e kërkoi më shumë golin. Zikaltrit humbën disa raste parapara se skuadrat të shkonin në pushim.

Në të dytën Juventusi u duk më mirë i vendosur në fushë. Pas disa rastesh sfida u zhbllokua në 52-tën. Kundërsulm fantastik nga bardhezinjtë me Kostiç që hedh një top drejt zonës për Rabio. Ky i fundit nuk gabon.

Në të 63-tën Juventusi shënon përsëri. Pas një goditje nga këndi, Danilo gjen devijimin dhe dyfishon shifrat për bardhezinjtë. Por më pas pamjet kalojnë në VAR dhe aty u pa që mbrojtësi kishte prekur topin me dorë. Kjo bëri që goli të anulohet.

Megjithatë “Zonja e vjetër” e gjeti dyfishimin në të 84-tën. Kundërsulm i shpejtë i Juventusit. Aksioni që lëviz nga njëra anë në tjetrën dhe me Faxholin i cili çon topin në rrjete edhe falë një devijimi të Gosens.

Kjo ishte fitorja e katërt radhazi e Juventusit në Serie A që parakalon Interin i cili u ndal pas 4 fitoreve.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME