Policia: Një person hapi zjarr mbi makinat e parkuara në Kamzë

Policia e Tiranës ka dhënë detaje të reja mbi ngjarjen që tronditi Kamzën mbrëmjen e së dielës. Sipas forcave të rendit një person ende i paidentifikuar hapi zjarr ndaj automjeteve të parkuara në rrugën “Donald Trump”.
Ai ka qenë duke lëvizur në pjesën e pasme të një motori në momentin që ka qëlluar. Policia thotë se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të për kete person të dyshuar.
“Një shtetas ende i paidentifikuar, i ulur pas në motomjet, ka qëlluar me armë zjarri. Nga veprimet e para hetimore rezulton se ai ka qëlluar në drejtim të automjeteve të parkuara. Për pasojë, dy automjete kanë pësuar dëmtime.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve” – thuhet në njoftim.