Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËNancy Pelosi, ikja e gruas që sfidoi njerëzit më të fuqishëm të...

Nancy Pelosi, ikja e gruas që sfidoi njerëzit më të fuqishëm të botës

Nancy Pelosi po mbyll një karrierë të gjatë udhëheqjeje në Kongresit, gjatë së cilës ajo u bë gruaja e vetme që shërbeu në postin e fuqishëm të kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, shfaqi aftësi të veçanta për siguruar miratimin e ligjeve të rëndësishme, solli unitet mes kolegëve të saj demokratë dhe sfidoi disa njerëzit më të fuqishëm në botë. Zonja Pelosi, një liberale 82-vjeçare nga Kalifornia, njoftoi të enjten se do të hiqte dorë nga roli i saj drejtues në Dhomën e Përfaqësuesve, por do të qëndronte si anëtare e saj për të përfaqësuar San Franciskon, siç ka bërë që nga viti 1987.

Lëvizja e zonjës Pelosi pasoi humbjen e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve nga partia e saj ndaj republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit të javës së kaluar. Ajo demonstroi se ishte jo vetëm një udhëheqëse e qëndrueshme, por edhe një ligjvënëse efektive në dy mandate si kryetare, edhe pse u vu shpesh në shënjestër nga republikanët, përfshirë ish-presidentin Donald Trump. Aleatët e saj demokratë por përgatiten t’ia kalojnë stafetën ligjvënësit Hakeem Jeffries nga Nju Jorku, i cili nëse miratohet do të jetë ligjvënësi i parë afrikano amerikan që do të drejtonte një nga grupet e partive kryesore në Kongres.

Demokrati numër 2 aktualisht në Dhomën e Përfaqësuesve, udhëheqësi i shumicës demokrate Steny Hoyer, dhe miratimin e tij për zotin Jeffries për postin drejtues të partisë dhe tha se as ai nuk do të kërkonte post drejtues në Kongresin e ardhshëm. Në një deklaratë, Presidenti Joe Biden e quajti zonjën Pelosi “kryetaren më të rëndësishëm të Dhomës së Përfaqësuesve në historinë tonë”.

Zonja Pelosi u prit me brohoritje nga kolegët e saj demokratë ndërsa u ngjit në podium për të bërë njoftimin. Ata duartrokitën gjatë gjithë fjalimit të saj. Duke e quajtur sallën e Dhomës “tokë të shenjtë”, Pelosi kujtoi vizitën e saj të parë në Kapitol për herë të parë si fëmijë kur babai i saj u betua si anëtar i Dhomës. Ajo foli për punën e saj me tre presidentë amerikanë – republikanin George W. Bush dhe demokratët Barack Obama dhe zotin Biden – por nuk përmendi presidentin republikan Donald Trump. Ajo aludoi për sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga mbështetësit e tij.

“Demokracia amerikane është madhështore, por është e brishtë. Shumë prej nesh këtu e kanë përjetuar këtë brishtësi, tragjikisht në këtë dhomë. Dhe kështu demokracia duhet të mbrohet përgjithmonë nga forcat që duan ta dëmtojnë,” tha zonja Pelosi. Ajo theksoi gjithashtu rritjen e numrit të ligjvënësve gra dhe të pakicave që kur ajo iu bashkua Dhomës në 1987.

Zonja Pelosi kryesoi Dhomën e Përfaqësuseve gjatë dy proceseve ku anëtarët e saj votuan për të shkarkuar zotin Trump – megjithëse të dyja herët Senati vendosi kundër shkarkimit – dhe paralajmëroi për rrezikun që ajo tha se ai paraqiste për demokracinë amerikane. Në vitin 2020, zonja Pelosi grisi publikisht një kopje të fjalimit përfundimtar të zotit Trump për gjendjen e vendit, ndërsa ishte e ulur pas tij në sallën e Kongresit. Ajo luajti një rol madhor në miratimin e programeve të politikave të presidentëve demokratë Barack Obama dhe Joe Biden dhe në disa raste në bllokimin e atyre të republikanëve George W. Bush dhe Donald Trump.

Zonja Pelosi ishte politikania grua në postin më të lartë e zgjedhur në historinë e SHBA-së derisa Kamala Harris u bë nënpresidente në janar 2021. Ajo e përqafoi natyrën historike të mandatit të saj. “Për vajzat dhe mbesat tona sot, ne kemi thyer tavanin prej mermeri. Për vajzat dhe mbesat tona, tani qielli është kufiri,” tha zonja Pelosi pasi u bë Kryetare e Dhomës për herë të parë në 2007. Ajo u vu në shënjestër për vite me radhë nga konservatorët, përfshirë kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kongresin më 6 janar 2021, duke thirrur “Ne duam Nancy-n” dhe duke plaçkitur zyrën e saj. Një person i motivuar politikisht hyri në shtëpinë e saj në San Francisko më 28 tetor duke kërkuar zonjën Pelosi dhe sulmoi me çekiç burrin e saj 82-vjeçar Paul, i cili pritet të shërohet plotësisht nga një frakturë e kafkës. /VOA

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME