Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETProtesta në 6 dhjetor/ Tjetër komunikim nga Policia e Shtetit

Protesta në 6 dhjetor/ Tjetër komunikim nga Policia e Shtetit

Kreu i Policisë së Shtetit Muhamed Rrumbullaku zbuloi detaje nga masat e sigurisë së marra në lidhje me 32 delegacionet që do të vijnë në Tiranë më datë 6 dhjetor. Ai zbuloi edhe perimetrin e sigurisë për këto delegacioni duke e cilësuar “vijë e kuqe, e cila nuk mund të shkelet”.

Rrumbullaku tha se “vija e kuqe” fillon nga Rinasi, në Kashar, e gjitha rruga nga Kashari deri në rrethrrotullimin “Shqiponja” në drejtim të Astirit. Po ashtu, vijohet me zonën e Kopshtit Zoologjik, Unaza e Re, deri në Sauk dhe më pas Rruga e Elbasanit deri në zonën e stadiumit “Air Albania”. I gjithë aksi do të konsiderohet i bllokuar dhe sipas Rrumbullakut nuk do të lejohet lëvizja.

“Të gjithë rezidentët që janë brenda këtij territori, i vetmi kufizim do të jetë lëvizja me mjete. Nuk do të lëvizet me mjete, por në këmbë. Ky rregull vjen edhe për shkollat. Secili duhet të paraqesë dokumentet për vendin e punës”, tha Rrumbullaku duke konfirmuar se mësimi dhe puna në institucione do të vijojë normalisht.

“Dua të siguroj nxënësit, punonjësit e institucioneve, banorët rezidentë brenda permitetrit të sigurisë, por dhe jashtë tij, se data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune e aktiviteti të përditshëm, pavarësisht kufizimeve të lëvizjeve në disa akse rrugore, për të cilat Policia e Shtetit ka marrë masa për devijimin e lëvizjeve në rrugë alternative, me qëllim që të mos ketë pengesa për vijimin normal të aktiviteteve gjatë datës 6 dhjetor“, vijoi ai.

Ndër të tjera, Rrumbullaku theksoi se është vënë në komunikim me organizatorët e protestës së opozitës më datë 6 dhjetor duke shtuar se i kanë ofruar atyre një vend tjetër për të protestuar.

“Policia e Shtetit nuk ka patur dhe nuk do të ketë asnjë prirje për të ndaluar apo spostuar asnjë protestë, por në këtë rast, siguria e 32 delegacioneve shtetërore me liderët e tyre nga BE dhe Ballkani Perëndimor, e delegacionit të Presidentit të Këshillit, e Presidentes së Komisionit dhe e të gjithë personaliteteve VIP të kategorisë së autoriteteve të larta shtetërore, na imponon që të vëmë sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar .

Policia e Shtetit nuk e ndalon absolutisht protestën e lajmëruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë, pasi Perimetri i Sigurisë është i pacënueshëm dhe i aksesueshëm vetëm nga pjesëmarrësit në Samit dhe nga gazetarët e akredituar. Ne kemi besim se arsyeja do të fitojë mbi emocionet e kujtdo dhe jemi të përgatitur për çdo rast kur do të ndodhë e kundërta”, tha Rrumbullaku.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME