Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETBiznesmeni roskovecar e pa vrasësin para se ta qëllonte, e goditi me...

Biznesmeni roskovecar e pa vrasësin para se ta qëllonte, e goditi me tavllën e duhanit

Policia ka shoqëruar në komisariat për të marrë dëshminë e personave të cilët kanë qenë dëshmitarë në skenën e krimit dhe familjarë të viktimës lidhur me ekzektimin me 9 plumba të Edmond Papës, por ende nuk ka një të dyshuar apo shpallur në kërkim. Dy janë pistat e hetimit ku është përqëndruar policia për hetimin e ngjarjes. Prishja e pazareve të drogës pasi 49-vjeçari ka kryer disa vite burg në Greqi për trafikim droge dhe ka qenë i skeduar në Angli për të njëjtën akuzë. Pista e dytë është ajo e konflikteve për pronën, pasi Papa kishte disa biznese në jug të vendit.

Biznesmeni Edmond Papa me origjinë nga Roskoveci dhe banes në Sarandë, i cili mbeti viktimë një ditë ma parë pasi u qëllua me 9 plumba në një lokal në kryeqytet, sapo kishte ardhur nga Britania në vendin tonë. Syri Tv ka mësuar detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj tij.

49-vjeçari kishte vetëm pak orë që kishte mbërritur në Tiranë me automjetin e tij tip Mercedes Benz G Class. Pasi la nënën në banesën e vëllait, shkoi në lokalin përballë në rrugën ‘Fadil Bodinaku’ në Selitë. Pak çaste më vonë atentatori i cili dyshohet se e kishte survejuar prej disa ditësh, afrohet për të qëlluar drejt objektivit.

Në momentin që ka parë atentatorin të afrohet drejt tij, Papa ka reaguar duke e qëlluar me tavllën e duhanit në tavolinë. Por kjo nuk e parandaloi dot atentatorin, i cili me një pistoletë tip Glok derdhi 9 plumba drejt objektivit.

Siç mund ta shohim kjo është fotoja, e cila është shkrepur vetëm pak minuta pasi ekzekutori qëlloi mbi 49-vjeçarin. Papa u transportua në spitalin e Traumës, por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve që mori dhe ndërroi jetë pak minuta pas ngjarjes.

Image

Në ambinetet e lokalit ku ndodhi dhe ngjarja ka pasur edhe disa persona të cilët menjëherë pas ngjarjes policia i ka marrë në pyetje. 

Ndërkohë janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë në lokal, por edhe ne zonën për’rreth. Pas verifikimeve ka rezultuar se autori ka pasur një kapuç të zi, gjë e cila vështirëson edhe identifikimin e tij. Pasi ka kryer ekzekutimin ai është larguar nga vendi i ngjarjes përmes një rrugice. Dyshohet se autori është ndihmuar nga një person tjetër i cili e ka pritur në rrugën kryesore me një automjet.

49-vjeçari rezulton pronari i hotelit ‘Blue Sky’ në Sarandë, por ka pasur në pronësi edhe disa biznese të tjera në jug të vendit.

Edmond Papa në të shkuarën e tij ka qenë i skenduar për trafikim të lëndëve narkotike në Angli, dhe ka kryer disa vite burg në shtetin fqinj Greqi për të njëjtën akuzë, ndërkohë së fundmi ai mbant edhe mbiemrin Hoxha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME