Argjentina u shpall kampione bote në Katar, për të tretën herë në histori, pasi ia doli të triumfojë 4-2 me penallti, pas 120 minutash dramatike, që prodhuan vetëm barazimin 3-3.
Katar 2022 uli siparin mbrëmjen e sotme, teksa para se të jepej trofeu, u ndanë edhe çmimet për më të mirët e kësaj Kupe Bote.
Çmimet e dhëna për Katar 2022:
I riu më i mirë – Enzo Fernandez (Argjentinë)
Portieri më i mirë – Emiliano Martinez (Argjentinë)
Golashënuesi më i mirë – Kylian Mbappe (Francë)
Futbollisti më i mirë – Lionel Messi (Argjentinë)