Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËReagon Berisha për “Pakon” e Ramës në fundvit

Reagon Berisha për “Pakon” e Ramës në fundvit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar për “pakon e madhe” që qeveria do të japë për pensionistët dhe familjet në nevojë.

“Është pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal krahasuar me çmimet stratosferike me të cilat përballen pensionistë dhe ata që janë me rroga të ulëta. Të paktën të kishte mëshirën dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13, ose pensionin e 13, që kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Por këtë s’e bën se vjedhin. S’e lënë vjedhjet. Këtë mund ta bëjnë shumë thjeshtë.

KLSH ka gjetur se janë vjedhur 122 mld leke për 9 muaj. Me këto që thotë ky nuk është as 1/15 e vjedhjes. Me këto që ka vjedhur ky, mund të rriste dhe dyfishonte rrogat e gjithë shqiptarëve. Mund të dyfishonte pensionet.

Ky tallet, nuk mundet. Do që të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze. Do të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat s’e nuk sheh katet shtesë. Do të blejë drone me çmim që s’e di kërkush, kur gjysma e komandantëve shqiptarë kanë dhënë dorëheqje nga detyra se nuk iu del rroga. 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen, kjo është e vërteta. Ky është shpartallim”, tha Berisha.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME