Burime policore pohojnë se makina, targa e të cilës është gjetur te Ura e Mbrostarit ku janë thyer parmakët e saj, nuk i ka ndaluar një postblloku policie tek Ura e Sheqit .
Menjëherë komandanti i patrullës ka kryer njoftimin në sallën operative.
Sipas burimeve për SYRI-n, në makinë kanë qënë më shumë se një person ndoshta dhe tre.
Kujtojmë se sipas informacioneve, makina është marrë me qera nga Mateo Lika i cili ka tre ditë që ka ardhur nga Gjermania.
Deri tani GPS i makinës është i fikur gjithashtu edhe numri i celularit të të riut që e ka marrë me qera, Mateo Lika.
Grupi i parë i polumbarëve ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur kërkimet në lumin Seman, ku dyshohet se mund të ketë rënë makina me pasagjerët.
Shiko vidion
Fier/ Informacion paraprak
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.
Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qera nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.
Priten polumbarët e Renea-s për të kontrolluar përgjatë lumit me qëllim gjetjen e automjetit nëse ka rënë në lum.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.