Reshjet e dendura që kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit me intensitet kanë shkaktuar problematika në vendin tonë. Raportohet se është përmbytur rruga nacionale Lezhë-Milot. Disa makina kanë mbetur të bllokuara si pasojë e prezencës së ujit në këtë aks rrugor.
Mësohet se në afërsi të fshatit Spiten, niveli i ujit në rrugë arrin deri 1 metër, çka e bën rrugën thuajse të pakalueshme për automjetet e vogla.
“Shumë problem është. Është bllokuar aksi komplet. Nga Laçi deri në Lezhë ka shumë lëvizje. Ka prej mëngjesit e bllokuar, s’ka ardhur askush. 10 makina kemi nxjerrë, se mbetën të bllokuara.”-thotë një prej banorëve të zonës.