Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPërmbytet aksi Lezhë–Milot, bllokohen automjetet

Përmbytet aksi Lezhë–Milot, bllokohen automjetet

Reshjet e dendura që kanë vazhduar gjatë natës deri në orët e para të mëngjesit me intensitet kanë shkaktuar problematika në vendin tonë. Raportohet se është përmbytur rruga nacionale Lezhë-Milot. Disa makina kanë mbetur të bllokuara si pasojë e prezencës së ujit në këtë aks rrugor.

Mësohet se në afërsi të fshatit Spiten, niveli i ujit në rrugë arrin deri 1 metër, çka e bën rrugën thuajse të pakalueshme për automjetet e vogla.

“Shumë problem është. Është bllokuar aksi komplet. Nga Laçi deri në Lezhë ka shumë lëvizje. Ka prej mëngjesit e bllokuar, s’ka ardhur askush. 10 makina kemi nxjerrë, se mbetën të bllokuara.”-thotë një prej banorëve të zonës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME