Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËReagon Meta për zgjedhjen e Berishës kryetar i PD

Reagon Meta për zgjedhjen e Berishës kryetar i PD

Presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë në lidhje me zgjedhjen e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat, gjatë një vizite në Komunën Junik, kreu i shtetit shqiptar tha se në demokraci duhet të respektohet vota.

Pyetje: Zoti President si e vlerësoni progresin e bërë nga shteti i Kosovës dhe a keni një koment për aplikimin në KiE?

Presidenti Meta: Kosova është tashmë një vend shumë solid dhe demokratik, është një shembull i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, një shembull i respektimit të të drejtave të pakicave.

Është një vend model që kontribuon për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë, dhe padyshim që është edhe për sa u takon këtyre standardeve, që është prej kohësh anëtarë e Këshillit të Europës.

Kështu që është një aplikim që meriton mbështetjen e të gjithëve, që i shërben afirmimit të vlerave europiane të të gjithë rajonit tonë, dhe nuk i shërben vetëm Kosovës.

Pyetje: Zoti President, si e vlerësoni zgjedhjen e zotit Sali Berisha Kryetar të Partisë Demokratike?

Presidenti Meta: Në demokraci duhet të respektohet vota dhe vullneti i qytetarëve!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME