Ka dështuar edhe raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri.
Në mbledhjen e së hënës pasdite nuk pati asnjë kandidat ndaj seanca u konsiderua e ezauruar.
Në dalje të sallës, kryeministri Edi Rama tha se nuk ka mundsi për gjetjen e një kandidature konsensuale me opozitën pasi “për të kërcyer tango duhet edhe një partner”.
Rama tha se do të pritet edhe në raundin e tretë që opozita të propozojë dhe në të katërtin mazhoranca do ta zgjedhë vetë kreun e ri të shtetit.