Kroacia ka humbur një ikonë e bota e futbollit një njeri të madh. Miroslav Blažević, ish-trajneri historik i kombëtares së Kroacisë, është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare. I mbiquajtur “Ćiro” në vendlindjen e tij, Blažević u dorëzua pas 12 vjetësh betejë me kancerin.
Nga viti 1994 deri në vitin 2000 ai ka qenë trajner i kombëtares Vatreni, duke i udhëhequr ata në vendin e tretë në Botërorin e zhvilluar në Francë në vitin ’98. Një legjendë e vërtetë e futbollit ndërkombëtar, lajmin e trishtë për të cilin e ka dhënë Federata Kroate e Futbollit.
Pesëdhjetë vjet karrierë si trajner për Blažević, i cili ka lënë gjurmë nëpër botë, duke punuar në Zvicër, Kroaci, Greqi, Slloveni, Bosnje, Kinë dhe Iran. Eksperienca më e fundit ishte me Nogometni Klub Zadar, e njohur edhe si Zara, në sezonin 2014-2015 në elitën kroate.