Gjendet një i ri i pajetë në rrugën e Plykut në Fier. Mësohet se trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarë të rastit në anë të rrugës.
I riu mësohet se është identifikuar si 34 vjecari me inicialet E.M nga Kreshpani, ndërsa dyshimet e para janë që ka ndçrruar jetë si pasojë e shkaqeve natyrore.
Policia
Më datë 08.02.2023, rreth orës 17:30, në fshatin Mbyet, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale (infarkt), shtetasi E. M., 34 vjeç, banues në Kreshpan, punonjës në Bashkinë Fier.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.