Seanca parlamentare është mbyllur pa kryer asnjë funksion thelbësor si pasojë e sherrit të zhvilluar në sallë mes rilindjes dhe opozitës. Në fillim, në parlamentin e rrethuar nga protestues të PDdhe PL-së garda nuk lejoi të hynin 8 deputetë demokratë të cilët kreyparlamentarja më kokëtrashë që ka parë historia këto tre dekada, Lindita Nikolla, i kishte përjashtuar nga seanca duke urdhëruar badigardët të mos i lejonin as tek dera. Pas një ndërprerjeje të shkurtër që pati si shkak zyrtar “ikjen e dritave” socialistët u paraqitën në sallë më një surprizë
Ata kërkuan përjashtimin e Sali Berishës me afatin maksimal të lejuar nga rregullorja. 27 deputetë kishin firmosur më parë kërkesën për ta përjashtuar atë “për shkak seka kaluar çdo kufi etik me gjuhën seksiste”.
“Gjuha linçuese këtu është e patoluerueshme”, tha deputetja Anila Denaj. Kaq u desh që i gjithyë debati të merrte ngjyrat erotike të një skandali të prezumuar të ish zyratrit të FBI-së McGonigal, i cili sipas Berishës ka marrë pjesë edhe në orgji në klubet e Tiranës, në prani të zyrtarëve të lartë. Të enjten në emisionin “Erla Noë” dhe të premten në një bashkëbisedim me gazeatrë Berisha ka pretenduar se janë bërë orgji për korruptimin e zyrtarit të lartë, por ai tha se nuk do ti publikojë kurrë ato dokumente se ai nuk futet në problemet intime të njerëzve.
Kjo fabul është rimarë sot nga gratë e Edi Ramës për ta akuzuar Berishën për gjuhë seksiste duke kërkuar përjashtimin e tij.
Monika Kryemadhi e ka kundërshtuar si kërkesë.
“Keqardhje për koleget deputetë të PS-së që po përdoren nga burra te degraduar politikisht, Berisha shquhet për xhentilesë ndaj femrave, Rama i konsideron burrat e partisë për gra dhe gratë për burrat”, tha në ndërhyrjen e saj Monik kryemadhi e cila duke parë sjelljen e njëanshme të Lindita Nikollës iu drejtua asaj: “Mos u shndërroni në jashtëqitjen e Edi Ramës”. Por Blerina Gjylameti dhe Elisa Spiropali ndërhynë duke i kërkuar Berishës ti kërkonte falje grave të parlamentit për gjuhën e përdorur, duke i aluduar si pjesmarrëse në orgjitë e McGonigal.
“Po a ka turp më të madh se sa të protestonin kundër deklaratave të mia, dhe deputetet socialiste të shpreheshin sikur të ishin vetë të akuzuara ndërkohë që unë nuk kam përmendur as një emër? Çdo të dhënë që disponoj unë do ua dorëzoj komisionet hetimore parlamentare. Bëhet fjalë për dokumente. Por, në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar në Facebook asnjë video apo foto të karakterit erotik, sepse nuk merrem me to. Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonjat, fakti që atyre diçka mund tu djegë, më bën të hetoj 3 herë më shumë në çdo drejtim” tha Berisha pas daljes nga parlamenti.
Në fakt ashtu sikurse shihet në linkun e mësipërm Berisha flet për orgjira të MCGonigal ku ka marrë pjesë Erion Veliaj dhe ministra (e thotë në gjininë mashkullore) por nuk përmend as me emër as me funksion ndonjë nga gratë e politikës.
Prandaj duket se debati ishte krejtësisht i shpikur dhe krejtësisht pa sens. Thjesht për të mos lejuar implikimin e Edi Ramës në skandalin McGonigal për të cilin po flet gjithë shtypi botëror dhe për të vazhduar strategjinë e tensionimit të kuvendit duke përjashtuar deputetët opozitarë.
Nga ana tjetër ndonëse akuzat e Berishës nuk kishin aspak ngjyrim seksist, ai nuk ka dhënë asnjë provë apo indicie për ekzistencën e videove dhe fotove të orgjive që McGonigal ka zhvilluar sipas tij në Tiranë. Prandaj ka të ngjarë që akuza për video me pullë të kuqe të jetë më shumë një shpikje e liderit demokrat, sesa një provë e cila do të vërtetohet në të ardhmen.