Të premten, më 24 shkurt, bëhet një vit nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.
Historianit të së ardhmes do t’i duhet të shkruajë mijëra faqe për shkaqet e kësaj lufte, për efektet e saj në njerëzimin, disa prej të cilave tashmë kanë filluar të bëhen të dukshme.
Sidoqoftë, çdo luftë është kryesisht histori e njerëzve që u gjendën në vijën e zjarrit, qofshin ushtarë apo civilë. Brutaliteti dhe gjakderdhja e parë nga sytë e atyre në zonën e konfliktit dhe trauma mendore e atyre që u detyruan të hipnin në tren për të shpëtuar, duke lënë pas njerëzit dhe shtëpitë e tyre, do t’i shënjojnë ata përgjithmonë, edhe pas përfundimit të luftës.
Në këtë luftë, kamera ka kapur imazhe tronditëse që kapin gjallërisht tmerrin dhe na kujtojnë të gjithëve se kur përplasen interesat e mëdha gjeopolitike, janë njerëzit që vuajnë më shumë.
Shikoni 30 fotot karakteristike të luftës që do të mbeten përgjithmonë në kujtesën tonë: