Patos – Burimi i Lajthisë”, mbi 100 vjeçarë, çesma ku banorët 8 fshatrave shkojnë e mbushin ujë për të pirë. Është ujë i lehtë, ndihmonë tretjen.
Jo vetëm kur ka pasur probleme me furnizimin me ujë të pijshëm por edhe për ta pasur në tryezë, banorlt e 4 fshatrave shkojnë e mbushin ujë tek “Burimi i Lajthisë” në Dukas të Patosit.
Ky burim ndodhet në kodrat me ullinjë, dikir me lajthi, pranë ish uzinës sekrete që ndajnë fshatin Dukas me Rrerëzin dhe Patosin dhe ndodhet pranë rrugës së vjetër shekullore që të çon për në fshatin Margëlliç.
Uji i këtij burimi njihet si ujë i leht, i ftohtë dhe ndihmon në tretjen e shpejtë të ushqimit.
Në këtë burim vijnë e mbushin ujë të pijshëm banorët e fshatrave Dukas, Patos, Rrerëz jo vetëm por edhe nga Fieri, Roskoveci e Mbrostari kur kanë pasur probleme ujësjellësat e këtyre fshatrave por edhe për të pirë në familje.
Ky është burimi i lajthisë , i cili njihet që prej 100 vitesh, por gjerësishtë është njohur pas viteve 1970.
Edhe pse i ka kaluar të 100 vitet uji i këtij burimi përdoret edhe sot e kësaj dite nga banorët e zonës