Artan Lame nuk do të jetë më kreu i Kadastrës. Mësohet se ai ka dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë.
Në krye të kësaj Agjencie është emëruar Dallëndyshe Bici, e cila deri sot ka drejtuar Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Bici pritet të prezantohet nesër në krye të Kadastrës, ndërsa shkaqet e dorëheqjes së Lames nuk dihen.
Burimet pohojnë se ikja e Lames do të pasohet me largime të tjera në krye të kadastrave në Fier, Vlorë dhe Shkodër, por thuhet se pas shkarkimeve mund të ketë dhe arrestime