Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKumbulla shënon për Romën

Kumbulla shënon për Romën

Janë luajtur ndeshjet e orës 18:45 të vlefshme për ndeshjet e para të raundit të 1/8-ave të Europa League. Roma fitoi me rezultatin minimal 2-0 ndaj Real Sociedad në “Olimpico”, në një sfidë që ishte shumë e luftuar nga të dyja anët.

Vendasit gjetën golin në minutën e 13-të me El Shaaraëy, që gjeti rrjetën pas asistit të Abraham. Në pjesën e dytë të dyja skuadrat tentuan portat respektive, megjithatë në minutën e 87-të Roma vulosi fitoren me Marash Kumbullën.

Shqiptari pas një goditje nga këndi të Dybala e dërgoi topin në rrjetë me goditje me kok. Sporting-Arsenal u ndanë me barazimin 2-2. “The Gunners” zhbllokuan sfidën ne minutën e 22-të me Saliba, ndërsa Sporting barazoi në minutën e 34-të me Inacio.

Në minutën e 55-të Arsenal u shtang kur Paulinho realizoi golin e dytë për vendasit,  por në minutën e 62-të Xhaka detyroi një nga kundërshtarët ta dërgonte topin në rrjetën e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME