Finalja e “Conference League” mes Roma-Feyenoord që do të luhet në stadiumin “Arena Kombëtare” sonte në orën 21:00, e para e këtij lloji nga UEFA, do të transmetohet në 155 vende të botës.
Një risi që e konfirmoi drejtori i komunikimit në FSHF.
Për herë të parë një event nga kryeqyteti shqiptar do të ndiqet nga kaq shumë vende dhe emri i Tiranës sonte do të jetë më i lakuari në botë.