Uncategorized

Ja sa fitoi Dolce& Gabbana nga dasma e Kourtney dhe Travis

Dolce & Gabbana ishte ajo që fitoi më shumë nga dasma luksoze e Kourtney Kardashian dhe Travis Barker në Itali.

Marka luksoze italiane ishte gjithandej në dasmën e çiftit në Portofino fundjavën e kaluar. Kourtney dhe Travis kaluan kohë në jahtin e stilistëve, shkëmbyen premtimet në Villa Olivetta në pronësi të Dolce & Gabbana dhe i transportuan të ftuarit me varka me printimet e firmës së famshme.

Travis Barker duke u përshëndetur me Stefano Gabbana-n
Dhe Dolce & Gabbana veshën jo vetëm nusen dhe dhëndrin, por edhe të gjithë familjen Kardashian-Jenner në dasmë.

Kompania ka fituar nga dasma një shumë të madhe prej 25,4 milionë dollarë në vlerën e ndikimit në media, sipas Launchmetrics, më shumë se gjysma e totalit prej 47 milionë dollarësh të gjeneruar nga ngjarja deri më tani.

“Vlera e ndikimit në media është mënyra se si ne i caktojmë një vlerë monetare performancës së markës. Kjo llogarit vlerën e çdo postimi, çdo ndërveprimi, çdo artikulli,” thotë për Page Six Style, Alison Bringé CMO e Launchmetrics, duke shtuar se duke qenë se kanë kaluar vetëm pak ditë nga dasma, këto shifra janë paraprake dhe do të vazhdojnë të rriten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button