Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet këtë të mërkurë në orën 18:00. Me kërkesë të kryeministrit Edi Rama, mbledhja do të zhvillohet tek Kryesia e Kuvendit. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së kësaj mbledhjeje, por mendohet të ketë lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit. Pak ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pranoi kërkesën e Partisë Socialiste për t’u regjistruar në zgjedhje si subjekt zgjedhor.