Ish-banori i “Big Brother Albania Vip 2”, gazetari provokativ Bledi Mane ka deklaruar se Luizi nga ekrani duket lojtar shumë i fortë, por nga afër ishte me këmbë në tokë.
“Më zhgënjeu se nga ekrani ishte shumë lojëtar i fortë kurse brenda gjen një Luiz shumë me këmbë në tokë. Kisha dy javë që prisja të ngrinte dolli për Berishën dhe të filloja e unë ato debatet por si duket e kuptoi. Është një lojtar i fortë, në sytë e publikut është fitues.
Kur të dalë do e takojë, për t’i dhënë disa detyra për ta ndihmuar sepse vjen nga një situatë mjaft dramatike dhe duhet ta menaxhojë mirë veten me gjithë këtë famë dhe financat që mund të fitojë. Besoj se është djalë i dëgjuar dhe ka nevojë të menaxhohet. Luizi është te ajo vija e hollë që mund të dalldisë ose të bëjë kthesën historike”.