Tuesday, November 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËSHPËTIMI NGA VRIMA E ZEZË QË PO THITH 28 DEPUTETËT E ALIBARDHËS..

SHPËTIMI NGA VRIMA E ZEZË QË PO THITH 28 DEPUTETËT E ALIBARDHËS..

Nga Avokati Altin Goxhaj

Unë mendoj se kjo puna e vulës në duart e AliBardhës është patate e përvëluar në duart e 28 deputetë që njohin AliBardhën si përfaqësues të tyre!

Vula nuk është hall i madh por një vrimë e zezë që mund ti thithë të gjithë ata brenda.

AliBardha duhet të dorëzojë në KQZ minimumi 8000 komisionerë, mbi 2000 kandidatë për këshilltarë dhe kryetarë, të gjithë me letra të rregullta!

Ku ti gjejnë??? Bëhet fjalë për 10 mijë persona të kualifikuar që janë dakort të ofrohen për një shërbim publik që sot me zor të madh i siguron PD e rithemeluar bashkë me aleatët dhe le më AliBardha që e vetmja mënyrë për ti pasur është t’ja ofrojë vetë Taulant Balla dhe Erion Veliaj nga lista e “patronazhistave” dhe “aktivistave” se s’kanë asnjë lloj shansi tjetër!

Tani nëse me anë të vulës përjashtohet PD nga Zgjedhjet përgjegjësia nuk është më veç e AliBardhës por e një liste të gjatë me 28 emra deputetësh të cilët duke njohur AliBardhën lanë Shqipërinë pa Opozitě, Zgjedhjet Lokale pa alternativě, dhe i japin një shërbim kaq drejtpërdrejtë Ramës dhe Veliajt sa nuk do ketë det apo ujëvarë ta lajë si turp kombëtar!

Si do talin nga shtëpia këta njerëz? Ku do e pijnë kafen? Si do ecin në rrugë? Ç’do të ndodhë me ta kur të kenë përballë anëtarët e partisë së tyre?

Lyli, Ledi dhe Gazi e kanë kollaj për momentin se marrin çeqet dhe kërkojnë azil politik në SHBA me emra të ndryshuar! Po këta 25 deputetët e tjerë si do ja bëjnë?

Sepse ata mbeten lakuriq përballë pyetjes “PSE E MORËT VULËN KUR NUK KISHIT PLAN PËR TA PËRDORUR? PËR TI SHËRBYER HAPUR RILINDJES?”

Këtu nuk është puna me favorizu apo me njoh Berishën si kryetar, por për të kryer një akt tradhëtie kombëtare ku 28 tradhëtarët do të kenë emër dhe mbiemër!

Ata e kanë një zgjidhje shpëtimi personal! Të ofrojnë një mbajtës vule që të firmosë të gjithë aktet proçeduriale të PDsë për Zgjedhjet 2023 dhe kur them PD flas për ata që kanë mendere për të pasur 10 mijë komisionerë dhe kandidatë, pra ata që janë gati të futen në Zgjedhje, dmth Opozita siç ka bërë që prej 1991 dhe jo disa bufonë të Pushtetit që tundin një vulë nëpër ekrane!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME