Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMajko ndryshe nga Rama: Vuçiç, gënjeshtar dhe dështak

Majko ndryshe nga Rama: Vuçiç, gënjeshtar dhe dështak

Tirana zyrtare nuk e la në heshtje atë që ndodhi në Ohër të Maqedonisë së veriut të shtunën që shkoi. Kryeministri Rama bëri sërish një nga ato komentet “as mish, as peshk” pa drejtuar gishtin se pse palët nuk hodhën firmën në dokumentin e dakordësuar. Dhe kjo ndoshta për të mos mërzitur, Aleksandër Vuçiç që doli hapur se nuk donte të firmoste marrëveshjen.  

“Le të shpresojmë që djalli të mos fshihet në detaje sonte dhe që marrëveshja e rënë dakord por e pa nënshkruar të mos jetë një tjetër mashtrim ballkanik! Përndryshe kjo do të ishte një arritje historike që do të shpallte një pranverë të shumëpritur në marrëdhëniet mes dy kombeve më të mëdha të Ballkanit,” –  ka shkruar Rama.

Më pas ai uroi pjesëmarrësit me dëshirën që marrëveshja të nënshkruhet së shpejti e të bëhet realitet ri.

“Dhe le t’i urojmë sinqerisht katër protagonistët e tryezës së sotme të Ohrit, duke uruar që së shpejti marrëveshja e nënshkruar të kthehet në një realitet të ri të pakthyeshëm mes Kosovës dhe Serbisë, shqiptarëve dhe serbëve, Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian,” – ka shkruar më tej kryeministri.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME