Sunday, December 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËBerisha: Kandidatët e Alibeajt “çojnë ujë tej mulliri” i Ramës

Berisha: Kandidatët e Alibeajt “çojnë ujë tej mulliri” i Ramës

Sali Berisha ka shtuar tonin e akuzave ndaj Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës ditët e fundit. Paraditen e së premtes në konferencën e përjavshme për shtyp ai e akuzoi Alibeajn se ka fshehur historinë e të vëllait të tij.

“Enkelejd Alibeaj ka fshehur të vëllanë e tij kriminel, që është arrestuar për rrëmbimin me armë në vendet e BE dhe sot nuk dihet se ku është. Ndan të fshehtat me Edi Ramën. Ndaj dhe mbahet peng. Për këto rekorde kriminale mund të mos zgjidhej deputet, partnerja e tij mund të mos zgjidhej në gjykatë. Por ia kanë mbyllur dhe e mbajnë peng dhe e shëtisin.

Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje. Unë i përgëzoj të gjithë ata që u larguan. Geni i tyre për pluralizmin i shtyu që të largohen ndaj këtij aventurieri. Ndaj të dyve. Mos mendoni se Basha ka vetëm akuzën e parave. Ka edhe të tjera. Sigurisht ndikon në tërësi, të gjitha këto ndikojnë” – u shpreh Berisha.

Alibeaj u përgjigj në rrjetet sociale.

“Akuzat dhe shpifjet në gojën e Sali Berishës, janë refren i njohur në politikën shqiptare. Vazhdoj ti mbetem bindjes se një gjuhë e tillë meriton përçmimin dhe neverinë që tashmë shqiptarët dinë t’ja japin politikës së vjetëruar. Ajo që Sali Berisha e quan bashkëpunim për ligjin e dosjeve, është thëngjilli që i djeg ish-komunistëve dhe ish-bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit, që për vite me radhë përdoren PD-në dhe të djathtën si mburojë të tyren.

Akuzat ndaj familjarëve, janë pikërisht rrjedhojë e shkollës politike të komunizmit dhe biografive, që për dhjetëra vite persekutuan shqiptarët. Ligji për dosjet dhe lustracionin janë domosdoshmëri për shoqërinë shqiptare. Është mënyra për të rivlerësuar të shkuarën, për të ndërtuar të ardhmen pa pengjet e një të kaluare që i ka shkaktuar dëme të mëdha shoqërisë sonë.” – u shpreh Alibeaj.

Berisha i vijoi akuzat edhe në takimin që pati pasdite në Vaun e Dejës. Aty shigjetoi kandidatin e Alibeajt dhe atë të propozuar nga Partia Socialiste për këtë bashki.

“Dua t’i them dy fjalë, kandidates dhe kandidatit tjetër. Të dy jeni kandidatë të Tom Doshit. Ua thashë dhe herën e parë. PS-ja ja ka dhënë me koncesion Tomës, kandidatin. Është e pafalshme në një moment historik për vendin, në një moment kritik për demokracinë shqiptare që një demokrat të çojë ujë në mullirin e Edi Ramës, që të bëhet një patericë e atij regjimi që po shkreton Shqipërinë çdo ditë.

Ndaj dhe ftoj përsëri çdo demokrat, në Vaun e Dejës dhe kudo, të mendojnë, prapë ka kohë të mendojnë dhe votat e tyre ti bashkojnë. Të mos harrojnë kurrë se geni i kësaj partie është pluralizmi, se trashëgimia jonë është pluralizmi, se merita jonë është demokracia dhe ne erdhëm në skenën politike si parti e pluralizmit, si parti e demokracisë, si parti e lirisë së shqiptarëve, ndaj dhe ne të bashkohemi. Me 14 maj të votojmë Zef Hilën, të votojmë ndryshimin, të votojmë të ardhmen, të votojmë për Shqipërinë” – tha Berisha. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME