Nga Durrësi, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh i bindur në fitoren e koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë” më 14 maj, që siç tha ai është garanci për qytetarët.
Meta theksoi se kjo qeveri mbyt biznesin me taksa, por edhe me gjoba. “Ta mbysësh biznesin me taksa pa fund, këta përveç taksave të mbysin edhe me gjoba që ti mbajnë njerëzit nën presion”, tha Meta.
Kreu i PL-së theksoi ndër të tjera se edhe vetë socialistët po vuajnë pasojat e keqqeverisjes dhe me 14 maj do votojne per Igli Caren.
“Fitoren bindëse ma jep vetë komunikimi që ma jep me qytetarët e Durrësit. Unë takohem me shumë qytetarë, e shikoj atë padurimin e tyre për të
Është e qartë se në këtë garë kemi vetëm një kandidat, ky është Igli Cara, një personalitet që ka paralajmëruar atë cfarë do ndodhte me tërmetin, për shkak të korrupsionit të lejeve të ndërtimit që jepeshin pa kriter.
Ato viktima që pati Durrësi nga tërmeti nuk ishte nga tërmeti, por për shkak të korrupsionit.
Është hera e parë që kemi koalicion të këtyre përmasave. Është një aleancë shume e gjerë, është aleancë me qytetarët që më në fund do kenë bashkinë e tyre. Edhe shumë socialistë do të votojnë Igli Carën, sepse edhe ata vuajnë shkatërrimin që i është bërë Durrësit. Jam i sigurt që edhe socialistët mezi po presin këshillin e Durrësit”, tha Meta
Kreu i PL-së u shpreh besimplotë pë zgjedhjet lokale, duke thënë se më 14 maj do i jepet fund modelit të betonizimit.
“Do t’i japim fund modelit të bashkisë si beton kriminal që nisi në Tiranë para 20 vitesh. Është beton kriminal pasi ka guxuar të vrasë trashëgiminë historike. Në Berat isha dje dhe u shokova nga një mostër betoni. Qyteti mbrohet nga UNESCO por jo nga shteti. Besoj se vetëm ne do i japim fund modelit të betonit, që vret interesin publik, asgjëson fushat sportive, objektet social kulturor për qëllim korrupsion. Unë jam besimplotë për fitoren e kandidatit tonë, Igli Cara. Njëkohësisht jam besimplotë se fitorja bindëse e listës sonë bashkë fitojmë më 14 maj do të jenë një mbështetje e madhe për Igli Carën dhe një garanci se modeli do të jetë ndryshe. Shohim një përfaqësim si kurrë më parë të shoqatave për të mbrojtur hapësirat dhe interesat publike. Qytetarët të Durrësit të mbështesin fuqimisht Igli Carën dhe listën për Këshillin Bashkiak të koalicionit “Bashkë Fitojmë””, tha Meta.
360grade.al