Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINËIntervista false e Schumacher/ Familja e Michael hedh në gjyq revistën

Intervista false e Schumacher/ Familja e Michael hedh në gjyq revistën

Priten veprimet ligjore. Familja Schumacher nuk e ka kapërcyer një intervistë të publikuar nga Die Aktuelle, të bërë me Michael. Ish-piloti në fakt nuk ka bërë asnjë dalje publike që kur u përfshi në një aksident me ski rreth 10 vjet më parë. Nga ai aksident, kampioni i F1 pati probleme serioze shëndetësore.

Revista, në fakt, intervistën e kishte realizuar përmes një programi të inteligjencës artificiale, që ishte përgjigjur sikur të ishte Schumacher. Artikulli u prezantua si “intervista e parë” (e shkruar me shkronja të mëdha) e ish-pilotit. Madje i shtuan edhe “sensacionin botëror”, për të tërhequr më shumë lexues. Vetëm me një shkrim shumë më të vogël, më pas, specifikonin se “përgjigjet duken të vërteta”. Tani familja ka vendosur të padisë Die Aktuelle.

RASTI SCHUMACHER

Që nga viti 2013, informacioni për shëndetin e Schumacher është pothuajse inekzistent. U vendos që të mos tregohej asgjë për gjendjen e tij reale shëndetësore. Të dashurit e tij synojnë ta mbrojnë duke i mbajtur larg kuriozët. Kjo është arsyeja pse intervista e pretenduar e publikuar nga Die Aktuelle kishte bërë bujë.

Që në faqen e parë ishte e vështirë për tu kuptuar, se thëniet nuk ishin vërtetë të Schumacher, ndërsa brenda revistës mund të lexohej edhe titulli “jeta ime ka ndryshuar pas aksidentit”. Madje në pyetje-përgjigjet bëheshin pyetje të tilla si “a ndjek karrierën e fëmijëve të tu” dhe “a do të shfaqesh sërish në publik”. Të gjitha këto të ndjekura nga thënie të tjerë në thonjëza të krijuara nga inteligjenca artificiale, por që i atribuohen Schumacher.

Në Gjermani, media të ndryshme po drejtojnë gishtin nga e përjavshmja, e cila pyeste nëse bisedimet me inteligjencën artificiale, që “duken tepër realiste, janë shumë të mira për të qenë të vërteta”. Gazeta të tjera gjermane në vend të kësaj e kanë përcaktuar veten si të ofenduar nga mënyra e punës së revistës.

Ata deklaruan se Die Aktuelle poshtëroi vetë kuptimin e gazetarisë. Edhe në rrjetet sociale artikulli u prit me siklet dhe bezdi. Megjithatë, më të tronditurit janë anëtarët e familjes Schumacher. Ata kanë siguruar agjencinë e lajmeve Reuters se synojnë të ndjekin ligjërisht ngjarjen.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME