Fier – Kandidati i “ Bashkë Fitojmë” , Evdar Kodheli , nē një takim me banorë të fshatit turistik Pojan , në Fier, ka prezantuar projektet për 4 vitet e ardhshme duke u ndalur te dy prioritete kryesore , zhvillimin e bujqësisë dhe sektorit të turizmit , si sinergji për zhvillim. Në takim kandidati i opozitës theksoi rëndësinë e promovimit të prodhimeve vendase me ndihmëm e bashkisë dhe promovimin e resurseve turistike duke u krijuar vecanërisht hapësira të rinjve.
Banorët i përcollën kandidatit problematikat e shumta në zonë , ku më emergjente paraqiten kanalizimet e ujërave të zeza, dhe njëherazi indinjatën që ky fshat nuk ka përfituar aspak nga ky potencial i rëndësishëm turistik.
Pjesë e projektit “ 100 fshatrat” , Pojani i ndodhur pranë parkut arkeologjik të Apollonisë, është shumë larg pritshmërive të komunitetit lokal ka thënë Kodheli ndaj me ndihmën e bashkisë do të krijojmë hapësira zhvilluese.
Në programin tonë synojmë që të gjitha hapësirat rurale të fshatit Pojan ti shndërrojmë në qēndra të rëndësishme ekonomike nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm shtoi kandidati Kodheli me qëllim jo vetëm përmirësimin e cilësisë së jetesēs së komunitetit , por edhe rritjes të numrit të turistëve.