Zj.Nikolla ktheni ne normalitet Kuvendin, interesi publik dhe qytetar jane te paret dhe jo Rama!
Leter e hapur Kryetares se Kuvendit!
E nderuar Zj.Kryetare Kuvendit.
Parlamenti ka bllokuar me urdher te Rames Projekt ligje te rendesishme te opozites me rendesi jetike per qytetaret!
Drejtimi i Parlamentit te Shqiperise ka degraduar per fat te keq thjesht ne nje zyre, qe funksionon me urdherat e Edi Rames dhe apendikseve te tij ne parlament.
S’ka me rregullore dhe dinamika parlamentare funksionon vetem sipas leverdise dhe hesapit politik e personal te Rames.
Çfare eshte urgjente per Ramen trajtohet me vrap, ndersa çfare eshte urgjente per opoziten nuk trajtohet kurre.
De Facto Kryetar i Kuvendit eshte Rama.
Deputetet e LSI kane depozituar ne Kuvendin e Shqiperise prej muajsh dy Projektligje shume te rendesishme.
Nje Projektligj per ndryshimin e Kodit Pensl per Tubimet ne zbatim te Vendimit te Gjykates Kushtetuese.
Si dhe nje Projektligj per Cmimin e Naftes duke pezulluar Taksen e Qarkullimit dhe te Karbonit.
Projektligji i pare permbush Vendimin e Gjykates Kushtetuese qe shfuqizoi ne Kodin Penal ndalimin per zhvillimin e protestave pa lejen e policisë.
Qindra qytetare, qe kane protestuar, po vuajne padrejtesisht pasojat ne qindra e qindra procese gjyqesore politike te montuara dhe ne sherbim vetem te rilindjes dhe abuzimeve te saj me te drejtat e qytetareve dhe lirite e tyre.
Rilindja ne Parlament e bllokon qellimisht me muaj te tere, sepse i intereson te mbaje qytetaret nen kercenim, ti mbaje me procese te hapura me qellimin e vetem per te dekurajuar protestat e qytetareve kur atyre ju dhunohen te drejtat e ju rrembehet prona dhe liria nga rilindja.
Ndersa Projektligji per uljen e Cmimit te karburanteve permes pezullimit te Takses se Qarkullimit dhe te Karbonit bllokohet edhe ky qellimisht nga Rama.
Ky bllokim i qellimte behet ne menyre qe Bordi i ngritur si pazar mes qeverise dhe oligarkeve te vazhdoje te legjitimoje pasurimin e tyre pa fre dhe plackitjen e xhepave te qytetareve ne keto kohe krize.
Keto dy Projektligje as nuk e kane filluar shqyrtimin ne Komisione Parlamentare.
Mendoni pak qe njeri prej tyre eshte zbatim i Vendimit te Gjykates Kushtetuese, qe duhej permbushur me detyrim nga Kuvendi prej kohesh.
Po Rames dhe rilindasve ne Kuvend nuk ju behet vone as per Gjykate Kushtetuese.
Ju kam kerkuar Zj.Nikolla publikisht, ne seanca plenare, qe ju te perdorni te gjithe autoritetin tuaj per te vene ne levizje sa me pare shqyrtimin e ketyre nismave me interes te larte publik dhe qytetar.
Fshehja pas procedurash fiktive dhe interpretimeve te njeanshme te Rregullores, qe degradojne me votimet e çmendura te maxhorances nuk jane as zgjidhje dhe as alibi.
Ndaj Zj.Nikolla si Kryetare e Kuvendit ne se i ka mbetur sado pak dinjitet duhet ti jepni fund nje situate te tille kaq te rende e poshteruese.
Ktheni syte nga normaliteti e dinjiteti i Parlamentit nga njera ane dhe interesi publik dhe i qytetareve nga ana tjeter.
Zj.Nikolla mos harroni, jeta eshte shume me e gjate se Edi Rama.