Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETKorçarët presin verën, moti u dërgon shi dhe breshër

Korçarët presin verën, moti u dërgon shi dhe breshër

Korçë – Reshje shiu dhe breshëri në një pjesë të juglindjes se vendit. Reshje breshëri të dendura ka pasur në fshatra të njësisë administrative Pojan.

Burime pranë Bashkisë së Maliqit bëjnë me dije se nga breshëri ka patur dëme të shumta në një pjesë të mirë të kulturave bujqësore kryesisht në ato barishtore si dhe në vreshtari, e ne dru frutorët.

Kryetari i Bashkisë Maliq Gëzim Topciu ka bërë me dije se nga ana e institucionit që ai drejton është ngritur një grup pune me specialistë të bujqësisë dhe jo vetëm, për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e Breshërit.

Pas verifikimit, informacionin i detajuar do i dërgohet drejtorisë rajonale të bujqësisë Korçë, me qëllim dëmshpërblimin e fermerëve nga dëmet e shkaktuara.

Dëmet me të mëdha janë shkaktuar në fshatin Pendavinj, Rov dhe Rrembec e një pjese të tokave të fshatit Pojan dhe Kreshpanj.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME