Fushata elektorale për zgjedhjet e 14 majit pritet të mbyllet sot, ndërsa të dielën qytetarët do u drejtohen kutive të votimit.
Kreu i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur që takimin përmbyllës të kësaj fushate, ta bëjë nga qyteti i Durrësi dhe në Shkodër.
Duke qenë se dhe vetë është deputet i Durrësit, Rama do të japë mbështetjen e tij për Emiriana Sakon, e cila është në garë me Igli Carës nga koalicioni Bashkë Fitojmë.
Ndërkohë koalicioni Bashkë Fitojmë, gjysmë ore më vonë do të mbyllë fushatën në Tiranë, me kandidatin Belind Këlliçi, i cili po ashtu ka një garë të fortë përballë Erion Veliajt dhe Ronald Bejko-s nga Partia Demokratike.
Me përjashtim të incidenteve të orëve të fundit në Himarë dhe në Kukës, fushata ka kaluar përgjithësisht e qetë, ku të gjithë kandidatët kanë shpalosur programet e tyre elektorale.