Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTANjë tjetër 20 vjeçar shqiptar humb jetën në aksident në Itali

Një tjetër 20 vjeçar shqiptar humb jetën në aksident në Itali

Një i ri shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik mbrëmjen e djeshme në Itali.

Mediat raportojnë se aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën provinciale që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari.

20-vjeçari shqiptar Griseld Topi banues në Noicattaro po udhëtonte me makinën e tij kur në rrethana ende të paqarta është përplasur me një kamion që udhëtonte në rrugën provinciale. Pas përplasjes së fortē makina e shqiptarit ka dalë nga rruga dhe 20-vjeçari ka humbur jetën në vend.

Në vendngjarje, përveç ekipeve të shpëtimit, kanë ndërhyrë edhe zjarrfikëset dhe policia lokale. Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti fatal për të riun shqiptar.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME