Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMAGAZINËTEKNOLOGJIRenault rikthen emrin e panjohur në veturën e re

Renault rikthen emrin e panjohur në veturën e re

Prodhuesi i njohur francez i automjeteve Renault ka prezantuar veturën që do të ketë emrin Rafale.

Bazuar në platformën CMF-CD të SUV-it të ri Renault Austral, SUV-i i ri hibrid “i nivelit të lartë” do të zbulohet më 18 qershor në panairin në Paris, përpara se të dalë në shitje më vonë këtë vit.

Pritet që të ketë një ketë një çmim të shtrenjtë, poashtu.

Ai do të jetë i disponueshëm ekskluzivisht si një model hibrid dhe pa dyshim që do të thotë se do të vijë me të njëjtin sistem benzin-elektrik 1.2 litra me një motor elektrik dhe një bateri 1.7 kwh, 196 kf, por kapaciteti për ngasje nëse përdoret vetëm bateria, do të jetë në distanca të shkurtra.

Rafale sjell një emër nga e kaluara e Renault, megjithëse një emër më pak i njohur.

Rafale origjinale ishte një avion garash, i prodhuar nga firma e aviacionit Caudron në pronësi të Renault në fillim të viteve 1930. /Shqip.com

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME