Fier – Prej afro dhjetë ditësh bashkia Fier çeli sezonin turistik në plazhet e Semanit dhe të Darrëzezës, e ndërsa bizneset kanë marrë masat për sisteminin e plazhit, rërës, shezlongëve dhe çadrave për të qënë në lartësinë e duhur, bashkia Fier nga ana e saj përveçse ka kryer pastrimin e rrërës në vijën bregdetare nuk ka marr masa për dezisektimin e vatrave të mushkonjave të cilat kanë sjellë probleme tek pushuesit vendas e të huaj.
Pushuesit thonë se bashkia Fier duhet të investojë më tepër për ti rikthyer vlerat e duhura plazheve të Fierit si ai i Gjermanit, i Semanit, Darrezezes dhe Poros pasi shquhen për rërërn e pasur me shumë jod.
Ky eshte nje çift austriak që ka ardhur të qëndrojë pak ditë në plazhet e Semanit. Ata thonë se plazhet i kanë parë në google maps ndërsa për mishkonjat thonë se brenda kan mbrojtëse ndërsa jasht janë të bezdisura. Duhet të marrin masa për ti larguar ato pasi mund të sjellin dhe infeskione tek pushuesit përveç bezdisjes.
Mos investinet nga bashkia Fier si dhe mos dezonsektimet nga Ministria e Bujqesisë si dikur, ka bërë që mishkonjat të kthehen shumë problematike për pushuesit në periudhen e plazhit e kryesishtë nga ora 09:00 deri ne 14 kur fillojnë dhe puhizat detare.