Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAlma, agjentja nga Korça që përvetësoi 3 milionë euro nga bizneset

Alma, agjentja nga Korça që përvetësoi 3 milionë euro nga bizneset

Personi që shihni në foton e mësipërme është 46-vjeçarja Alma Beqiri, e cila u arrestua nga policia e Korçës në kuadër të operacionit “Postmail”.

Ajo ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare të postës private “Adex” në Korçë dhe Pogradec dhe dyshohet se gjatë periudhës 2021-2023 ka përvetësuar një shumë prej shumën 3 milionë euro.

46-vjeçarja, sipas uniformave blu, shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i ka derdhur në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.

Alma Beqiri mësohet se shumën e konsiderueshme e ka investuar në blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Ajo u vendos në pranga pas hetimeve 2-mujore dhe në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.

Policia njofton se vijon puna për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë, të dyshuar të implikuar në këtë skemë mashtrimi.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME