Monday, October 7, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTANgarkesa me banane vinte nga Ekuadori, zbulohen 160 kg kokainë në dy...

Ngarkesa me banane vinte nga Ekuadori, zbulohen 160 kg kokainë në dy kontejnerë në portin e Selanikut

Policia greke ka goditur një tjetër kartel të drogës që vinte nga Ekuadori, ndërsa ka sekuestruar 160 kg kokainë në portin e Selanikut.

Aksioni në fjalë është bërë në bashkëpunim me prokurorinë amerikane të drogës DEA, ndërsa ishte pikasur droga që ishte fshehur në dy kontejner me banane që kishin mbërritur në këtë port 10 ditë më parë.

Sipas ERT, ngarkesat lidhen dhe me 105 kg drogë të sekuestruara në mes të muajit të kaluar, ndërkohë ngarkesa ishte porositur nga e njëjta kompani me qendër në Shkup.

Për rastin 105 kg drogë u arrestuan 10 persona, mes të cilëve edhe mjeku 68-vjeçar, i përfshirë në kontrabandë karburantesh dhe cigaresh

Tashmë sigurimi i Selanikut pritet t’i dërgojë hetuesisë të dhënat e reja për të plotësuar dosjen e ngritur tashmë për 105 kilogramët kokainë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME