SPAK-ut i ka shkuar një padi për 10 milionë euro tenderim.
Berisha shkruan se gazetari investigativ i Boldnews.al ka zbuluar se një tender me vlerë rreth 10 milionë euro, për vendosjen e kamerave në depot e Ujësjellësit të Tiranës, që është fituar nga një grup operatorësh, me në krye Euro-Gjicin të cilët kanë vepruar në kushtet e “Marrëveshjes së ndaluar”, në shkelje flagrante të ligjit për Konkurencën. Me fjalë të tjera Berisha akuzon Safet Gjicin që është kryebashkiak i Kukësit. Por burime nga bashkia Kukës thanë se Gjici nuk merret me firmat e tij private sepse është përkushtuar për punët e bashkisë së Kukësit.
Ndërkohë Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se ka “vërtetuar katërcipërisht se operatorët ekonomik, kanë përdorur skemën e marrëveshjeve të ndaluara, duke rënë dakord më përpara, që të mos paraqiten secili më vehte në procesin e prokurimit, por të gjithë së bashku, si bashkim operatorësh”.
KLSH konstaton gjithashtu se institucioni kontraktor i tenderit 10 milionë euro, pra Ujësjellësi në varësi të Bashkisë së Tiranës, kishte detyrimin që ta referonte rastin pranë Autoritetit të Konkurencës, para se të shpallte rezultatin.
SPAK e ka marrë këtë padi dhe po heton, pa zhurmë, për 10 milionë euro.
Burime brenda SPAK thonë se këtë hetim do ta marrë vetë Altin Dumani i cili njihet si prokuror i rreptë dhe i pa shantazhueshëm.
Po që se kjo dosje kalon në firmën e Altin Dumanit, nuk ka asnjë shans të përfundojë pa arrestime ky tenderim prej 10 milionë euro, të cilat sipas KLSH mbetet një bashkim-pazar i paligjshëm i këtyr operatorëve që të ndajnë llokmat e pazarit, sipas Berishës.
SPAK-u ka vendosur regjistrim me vendim gjykate për zyrtarët e tenderimit dhe biznesmenët kryesorë, fitues të tenderit.
Të pyetur nga media bashkia Tiranë, thanë se plakut të çmendur, Berisha, i duken kudo euro siç ka vjedhur ai në pushtet.