Ministria e Arsimit dhe Sportit ka miratuar një urdhër i cili hynë në fuqi menjëherë në lidhje me vitin e ri shkollor 2023-2024.
Sipas urdhrit të miratuar viti i ri shkollor do të nisë më 11 shtator dhe do të përfundojë në 14 qershor. Ndërsa për maturantët duke qenë se kanë provimet e maturës do ta përfundojnë shkollën në 31 Maj të vitit 2024 ku më pas në qershor do nisin provimet e Maturës kur të përcaktohen datat.
Ministria ka vendosur se të gjithë nxënësit që cilët nuk kanë mbushur 6 vjeç por që do të mbushin deri më 31 dhjetor të atij viti, mund të regjistrohen dhe të nisin studimet e klasës së parë.
Gjithashtu shkollat 9-vjeçare do të kenë dy periudha pushimesh, në periudhën e festave të fund vitit, dhe në javën e parë të prillit.
Dokumenti i plotë