Roskovec dhe Fier – Pas dekadash lejleket krijojne habitatin e tyre ne Strum te Roskovecit prane “kenetes se zeze” sikundër një tufë tjetër kanë folenë e tyre në “Sheq të Madh” në Fier.
Nje cift leljlekesh erdhën fillimisht të vetëm, por me kalimin e viteve janë shumuar dhe kanë ngritur fole në fshatin Strum të bashkisë Roskovecit, pohojnë banorë të zonës . E njëjta situatë është edhe në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.
Ne Fier ne afersi te qytetit prej 4 vjetesh lejleket kane krijuar tashme folene e tyre dhe shtegetojne cdo vit ne te njejten fole.
Banoret e lagjes “Sheq i Madh” jane shprehur se keta lejleke kane ardhur prej 8 vitesh nderkohe qe nje kujdes te vecante kane krijuar per ruajtjen etyre edhe nga AOSB (Albanian Ornithological Society) . Rreth 4 vjet me pare ata montuan nje platforme metalike në një shtyllë të tensionit të lartë në lagjen “Sheq i madh” ne Fier ku sot kane folene e tyre lejleket e bardhe