Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço ka treguar mbrëmjen e sotme një episod të ditëve të fundit në vend, në lidhje me çështje të sigurisë.
Karamuço ka treguar se një automjet pa targa ka qenë i parkuar para një ambasade të rëndësishme në Tiranë, megjithatë nuk tha se cila ishte.
Sipas ekspertit, makina më pas nuk është parë për dy ditë rresht, çka ka bërë që të ngrihet alarmi pasi targat mund t’i vendoseshin një automjeti që mund të përdorej në ngjarje kriminale.
“Ne kemi bërthamën e përgjimeve. SPAK ka një bërthamë përgjimi më vete. Në një zyrë punojnë tre veta. Njëri i policisë së Shtetit, njëri i SPAK. Të tre bënin një punë me 8 orë dhe me rroga të ndryshme. Policët me gjithë dieta i shkon rroga 700 mijë lekë.
Një nga alarmet që ka pasur që ka pasur policia ka qenë një makinë e parkuar para një ambasade të rëndësishme në Tiranë që i ishin hequr targat. Nuk ishte parë për dy ditë rresht makina dhe tani u ngrit alarmi i madh dhe thanë me këto targa mund të bëjnë ndonjë atentat. Dhe kanë ngritur alarmin duke shpërndarë foton e personit që ka marrë targat”, u shpreh ai në emisionin “Log”.