Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETEkzekutohet me pesë plumba shqiptari në Greqi, dyshohet për larje hesapesh

Ekzekutohet me pesë plumba shqiptari në Greqi, dyshohet për larje hesapesh

Një 37-vjeçar shqiptar është ekzekutuar me pesë plumba gjatë mesnatës në Selanik, Greqisë, teksa po dilte nga makina për të hyrë në pallatin e rrugës Vizyinou.

Mediat greke raportojnë se ngjarja ka ndodhur reth orës 00:50, kur 37-vjeçari po kthehej i vetëm në shtëpinë e tij.

Pasi parkoi makinën, ai shkoi drejt hyrjes së pallatit. Sipas informacioneve nga policia, ekzekutorët kanë qëlluar disa herë drejt Erald Jonuzi.

Rezulton se për Jonuzin ka precedentë të mëparëshëm penale, në vitin 2009 në Korçë është dënuar për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim dokumentesh. Në vitin 2008 është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e Pëllumb Çollakut, shokut te tij të fëmijërisë te ekzekutuar nga Mjallaq Pergjika.

Dyshohet se vrasja është bërë për larje hesapesh. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërsa 37-vjeçari u gjet i përgjakur në trotuar me pesë plumba në trup. I riu është transportuar në spital, por ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME