Wednesday, October 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTUEFA përjashton Juventus nga Europa e gjobë milionare: Fiorentina në Conference League

UEFA përjashton Juventus nga Europa e gjobë milionare: Fiorentina në Conference League

Është marrë më në fund vendimi i shumëpritur në lidhje me të ardhmen e Juventus në Kupat e Europës në sezonin 2023-2024. UEFA ka nxjerrë vendimin përfundimtar në lidhje me Juventus.

Klubi bardhezi është përjashtuar nga Conference League 2023-2024 dhe për këtë arsye nuk do të marrë pjesë në asnjë kompeticion evropian. Juventus u dënua edhe me 20 milionë euro gjobë. Nga këto, 10 janë të kushtuzuar me bilancet 2023-2024-2025, nëse nuk plotësohen kriteret e UEFA-s.

Vendin e Juventus do ta zërë Fiorentina. Skuadra e Italiano do të marrë pjesë në paraeliminatoret e Conference League, pikërisht si vitin e kaluar. Violat e mbyllën në vendin e tetë kampionatin e fundit të Serie A. Tani do të mund të provojnë sërish ecjen drejt kupës që i shpëtoi në finale edicionin e fundit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME