Fier – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku bashkëshorti ka plagosur me pistoletë bashkëshorten dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Sipas burimeve për ALB365, mësohet se shtetasi Robert Kotsi 48 vjeç ka qëlluar me pistoletë bashkëshorten e tij Nertila Furrxhiu 28 vjeç
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij duke sekuestruar edhe pistoletën.
Policia
Plagosi me armë zjarri bashkëshorten dhe u largua nga vendngjarja, falë reagimit në kohë të Policisë, kapet dhe vihet në pranga autori.
Pas njoftimit të marrë se në lagjen “Sheq i Madh” ka ndodhur një plagosje me armë zjarri, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga veprimet e para hetimore, rezultoi se shtetasi Robert Koçi, 49 vjeç, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, shtetasen Nertila Furxhiu, 28 vjeçe, e ka plagosur atë me armë zjarri pistoletë dhe është larguar.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit, kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma me të cilën shtetasi R. K. plagosi bashkëshorten e tij.
Shtetasja N. F. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorinë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.